Betimi mi flamur (Himni i Flamurit)
Rreth flamurit të përbashkuar,
me një dëshir' e një qëllim,
të gjith' atij duk' ju betuar,
të lidhim besën për shpëtim.
Prej lufte veç ay largohet,
që është lindur tradhëtor,
kush është burrë nuk frikohet,
po vdes, po vdes si një dëshmor!
Në dorë armët do t'i mbajmë,
të mprojmë atdhenë më çdo kënt,
të drejtat tona ne s'i ndajmë;
Këtu armiqtë s'kanë vënt.
Se zoti vetë e tha me gojë
që kombe shuhen përmi dhé,
po Shqipëria do të rrojë;
Për të, për të luftojmë ne!
O flamur, flamur, shenj' e shenjtë,
te ty betonemi këtu,
për Shqipërin' atdhen' e shtrenjtë,
për nder' edhe lavdimn' e tu.
Trim, burrë quhet dhe nderohet,
atdheut kush iu bë theror;
Për jet' ay do të kujtohet
mi dhét, mi dhét si një shenjtor!
me një dëshir' e një qëllim,
të gjith' atij duk' ju betuar,
të lidhim besën për shpëtim.
Prej lufte veç ay largohet,
që është lindur tradhëtor,
kush është burrë nuk frikohet,
po vdes, po vdes si një dëshmor!
Në dorë armët do t'i mbajmë,
të mprojmë atdhenë më çdo kënt,
të drejtat tona ne s'i ndajmë;
Këtu armiqtë s'kanë vënt.
Se zoti vetë e tha me gojë
që kombe shuhen përmi dhé,
po Shqipëria do të rrojë;
Për të, për të luftojmë ne!
O flamur, flamur, shenj' e shenjtë,
te ty betonemi këtu,
për Shqipërin' atdhen' e shtrenjtë,
për nder' edhe lavdimn' e tu.
Trim, burrë quhet dhe nderohet,
atdheut kush iu bë theror;
Për jet' ay do të kujtohet
mi dhét, mi dhét si një shenjtor!
Dua
Mbi bar dua të prehem,të këndoj, të dëfrehem,
të shoh rreth bagëtinë,
kur hanë dhe pinë;
të shoh fushat e blerta,
bimët kur i fryen era,
njërzit kur punojnë
dhe çupat kur këndojnë!
Ah, dua dhe lulet,
kur i shfaqin pekulet,
dhe fluturat që venë,
mbi to dua të jenë;
bilbili t'ia thotë
nën diellin e ngrohtë.
Dua dhe Shqipërinë,
se atje kam shtëpinë,
kur rrija nëpër ferrat
edhe lozja me sheqerrat;
për këtë kam dëshirë
dhe s'dua më mirë,
atje dua të shkoj,
sa të jem e të rroj!
I Dashur Atdhe
Me vite jam larguar,i dashur Atdhe,
por nuk të kam harruar,
se shumë i ëmbël je.
Kjo zemra më këndon
për ty, o Shqipëri,
por prapë më lëngon,
se je në varfëri.
Të fala të dërgoj,
këndej ku jam Atdhe,
gjithnjë po të kujtoj,
se birin tënd më ke.
Kthime
Kur te pashe me s'te lashe,T'u afrova e s'tu ndashe
Dhe me ze t'embel te thashe:
"Sa te dua o moj vashe!"
edhe ne gjunje te rashe,
T'u luta gjersa u vrashe
Po nga zemera psheretita
U treta, u lebetita,
Se asnje fjale s'te qita,
Gjersa shpresen far' e ngrita
Se m'u merzit sa te prita,
Aq sa u ngrys edhe dita.
Vetem pastaj une u zgjova
Dhe mendjen time nderrova
Kur zemeren ta kuptova
Dhe ika e te harrova,
Nga tere mundimet shpetova
Si dhe shpirtin e qetova.
Pastaj ti mbremanet heret
Me vjen rrotull si nje shqerre
Si nje fytyre ne vere
Dhe me lutesh aqe here
Po tashti shëko te tjere
S'e ste dua moj e mjere.
Lulekuqja
Lulekuqja e mjeraAsgjekundi s'ka shtepi
E shkon jeten n'arrati
Ajo s'eshte si te tjera
S'ka stoli!
Fushes, kodres, del vetiu
Veres ngrohet, dimrit ngrin
Vete shkunde, vete mbin
Dhe, kur skuqe, vjen veriu
Dhe e perfshin
Neper kembe gjith' e shkelin,
Vend ne kopshtet ajo s'ka
Dore ndihme kurrre s'pa;
As e mbjellin, as e vjelin
Shkoi u tha…
Po vec ngjyra e saj si zjarri,
Si nje yll qe xixellon
Tere bota e imiton
Eshte shenje per se mbari
Nga shikon
Ajo ngjyre kur ze shfaqet
Mbreti frone shkon e le
Njerez rober fare s'sheh
Vjen e drejta del ne faqet
Si Zot je
Ajo ngjyre nd'ato flete
Eshte shpresa qe tregon
Nje te ardhme q'enderron
Eshte flamuri yne vete
Qe valon
Mema
Fjal e bukur fjal e shenjtethell ne zemer qe tingllon
ska ne bote gje me e shtrenjte
ska si meme kur kujton
Meme meme frym e lar
rreze drite yll qjellor
plot meshire e mall te zjarrte
Qe nga gjinjte e saj te dlire
vilet jeta pa shterim
qe nga zemra e saj ka mbire
dashuri dhe mallengjim
Si ner gaz dhe ner vojtje
veq nje meme te larton
sa ka frym e sa ka rrojtje
mendjes kurre ste harron
Qdo rreziku rri te ruan
ben detyre si luftar
si deshmori heq e vuan
per te zemres saj thesar
Kush sdi vleren e nje nene
eshte pa ndenj e shpirt mizor
bir sketerre e frym nene
eshte i vet tradhetor !
Nje Ore Lumturie
Hena ndrinte porsi argjentKur nde kopshtije bashke vinim
Dhe me doren mbi krahun tend
Te ndihnja mbi bar te rrinim.
Ah, sa embelsire ndjeva
Kur doren ma zgjate
Atthere fare me s'e msheva
Miredashjen zemres sate.
Lulet na çonin nje ere
Shume te embel e te pelqyer
Edhe zefiret nga here
Na kujtonin pa kursyer.
Rrezet qe na pergezonin
Kur ishim te perqafuar
Dashurine na e shtonin
Me nje mall te pa rrefyer.
Sa fjal' t'mbla me thoshe
Kur perkedheleshim te dy
Dhe me syçkat bukuroshe
Me benje te mos ndahem nga ty.
Po dyshimi nuk me linte
te te besonj se ti me do
Si hena qe rrezet mshifte
Dhe i çonte ku desh ajo.
Veç athere kupetova
Se je zemer plot meshire
Dhe veten time e ngrova
Kur me puthe me deshire.
Sa Te Dua O Shqiperi
Sa të dua, o Shqipëri,sa me mall ndiej e sa dëshirë,
për ty gaz e dashuri
mu në zemër më ka mbirë!
Se për mua, o Atdhe,
je një lule aq e vyer,
sa nuk gjendet përmbi dhe
shpirtintim për të ushqyer!
No comments:
Post a Comment