Jeronim de Rada (1814 - 1903)

U lind në vitin 1814 në Maki të Kalabrisë mësimet e para i kreu në kolegjin e Shën Adrianit të Shën Mitri Koronës. Më 1834 shkoi për të studiuar drejtësi në Napoli, ku mori pjesë gjallërisht në lëvizjen politike dhe kulturore të kohës. Më 1848 nxori të parën gazetë shqiptare "L'Albanese d'Italia", në të cilën shprehu pikëpamjet e tij për ngjarjet e kohës. Pas dështimit të revolucionit më 1848 e mbylli gazetën dhe i zhgënjyer u tërhoq në fshatin e tij të lindjes deri në fillim të viteve 60 të shek. XIX. Duke nisur nga v. 1861, në jetën e De Rada nisi një fazë e re, kur ai shfaqet si një nga figurat më në zë te Rilindjes sonë Kombëtare. Pas traktatit Parimet e estetikës (Principii di estetica, 1861) botoi veprat lashtësia e kombit shqiptar ("Antichità della nazione albanase", 1864) dhe Rapsodi të një poeme arbëreshe ("Rapsodie d'un poema albanese", 1866), që luajtën një rol të rëndësishëm për propagandimin e çështjes kombëtare shqiptare. Hyri në korrespondencë me patriotët shqiptarë dhe me personalitetet kulturore evropiane, dashamirë të Shqipërisë, ndoqi me interes të gjallë ngjarjet në Shqipëri. Më 1878 përkrahu Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe ngriti zërin kundër gjymtimit tokësor të Shqipërisë. Një ndihmesë të çmuar çështjes kombëtare i dha me revistën "Flamuri Arbrit", që botoi në vitet 1883-1885. Në "Testamentin politik" (1902) shprehu optimizmin në të ardhmen e Shqipërisë dhe pakënaqësinë e tij ndaj politikës imperialiste të Italisë ndaj atdheut të të parëve. 

 

Luleve Që Valvit Era

Fryu era e maleve 
dhe rrëzoi hijen e lisit: 
gjaku im mbetet lumit t’Vodhit! 
Ushtarë, m’hapni shtatoren 
që të shoh edhe një herë 
Shkodrën dhe time motër 
te dritarja përkundruall. 
Më atje nuk do të zgjohem 
luleve që valvit era, 
posi valë që s’kanë mbarim. 
Do të mblidhen shokët mbrëmjes 
brenda vatrash në atdhe: 
Unë i le si ëndërzë!

No comments:

Post a Comment