Martin Camaj (1925 - 1992)

Lindi në Dushman të Dukagjinit më 13 korrik 1927 në vendin e quajtur Telumë. I biri i Kolë Camës, njëherësh bari e bujk. Tereza, e ama ishte nga Prekali, lindi i treti ndër shtatë fëmijë. Datëlindja 1925 duket të jetë një gabim shtypi[2]. Vendlindja e tij është "… në një vis të egër, ‘ku s’ka shkelë kurrë kamba e kalit’, kaq i thyeshëm ashtë ky vend”, sipas vetë Martinit. Në vendlindje kaloi dhjetë vitet e para të jetës së tij. Nis të fitojë në mënyrë autodidakte njohuritë e para në shkrim e lexim shqip dhe matematikë. Kjo gjë do t'i binte në sy ish-pagëzuesit P. David Pepës OFM, duke e nxitur të ndërmjetësojë pranë instancave eprore në Shkodër që të ndërmerrnin përpjekje për arsimimin dhe përgatitjen - pse jo - për meshtari.


Me falni diçka 

Më falni diçka që më kënaq 
si puthja e nanës në ballë; 
më gëzoni një herë 
si gëzohet gjethi i njomë në puhi 
më shikoni si hana nëpër rremba 
e kam me u falë gjithçka: 
mordjen do të puthi ndër buzët e ngrime 
dhe në zgarrat e synit të saj 
do të derdhi lot. 
Avitu njeri! 
Nga palci i urrejtjes dëshiroj me dalë 
si bima prej fare në pranverë.

No comments:

Post a Comment