Ka lindur në Sheper të Zagorisë (Gjirokastër). Në Nivan kreu mësimet gjysmë të mesme, të cilat i plotësoi në një lice francez në Egjipt, ku jetonte i ati. Më 1887, pasi bëri një vizitë në Sheper, që ishte e fundit për të, Çajupi shkoi në Zvicër, atje kreu studimet e larta dhe mori titullin e doktorit të drejtësisë. Në Kajro, ku u vendos për gjithnjë, punoi për një farë kohe si avokat. Nga fundi i shek. XIX mori pjesë gjallërisht në lëvizjen patriotike shqiptare dhe mbajti krahun e saj më të përparuar. Në rrethet e gjera atdhetare u bë i njohur me një artikull që shkroi në kuadrin e diskutimit rreth çështjes së alfabetit në të cilin doli kundër adoptimit të alfabetit grek për gjuhën shqipe. Më 1909 botoi shkrimin e njohur Klubi i Selanikut, një pamflet dërrmues kundër armiqve të brendshëm të lëvizjes kombëtare shqiptare. Patriotizmi i flaktë dhe qëndrimi i prerë ndaj pushtuesve të huaj, e nxorën Çajupi në krye të patriotëve që vepronin në Egjipt. Më 1919 u zgjodh kryetar i shoqërisë "Vëllazëria" me qendër në Kajro. Qe frymëzuesi dhe njëri nga hartuesit e memorandumit që shqiptarët e Egjiptit i dërguan Konferencës së Paqes më 1919 në mbrojtje të tërësisë territoriale të Shqipërisë. Më 1920 themeloi "Shoqërinë e Miqve", e cila në vitin 1928 e ngriti zërin kundër shpalljes së monarkisë nga Ahmet Zogu.
Mëmëdheu
Mëmëdhe quhetë toka
ku më ka rënurë koka,
ku kam dashur mëm'e atë,
ku më njeh dhe gur' i thatë
ku kam pasurë shtëpinë,
ku kam njohur perëndinë,
stërgjyshët ku kanë qënë
dhe varret q'i kanë vënë,
ku jam rritur me thërrime
ku kam folur gjuhën time,
ku kam fis e ku kam farë,
ku kam qeshur, ku kam qarë,
ku rroj me gas e me shpres,
ku kam dëshirë të vdes.
Shqipetar!
Shqiperin' e mori turku,
i vu zjarr!
Shqipetar, mos rri, po duku,
shqipetar!
Mjaft punove per te tjere,
o fatkeq!
Kujto vendin tek ke lere
dhe tek heq.
Te ka bere perendia
luftetar,
si s'te lodhi roberia,
shqipetar!
Erdhi dita te ngresh koke,
te kerkosh
lirine, bashke me shoke
te leftosh!
Mos beni si keni bere
gjer me dje,
por te leftoni te tere
per Atdhe.
Peseqind vjet kemi rruar
me pahir,
Lidhure me kemn' e duar
me zinxhir!...
Myslyman' e te krishtere
jemi keq!
Te ngrihemi qe te tere,
djem e pleq!
Te ngrihemi te deftojme
trimeri;
ja te vdesim ja te rrojme
per liri!
O moj Shqiperiz' e dashur,
memedhe,
Te shoh me buze te plasur,
si me sheh.
U shkretove anembane,
Shqiperi,
se shqiptaret s'kane
dashuri.
Gjithe djemte qe ke qare
dhe mban zi,
per Morene jane vrare,
per Turqi!
Zhvish rrobat e roberise,
memedhe,
vish armet e trimerise
se ke ne!
Naim Frasheri
Vdiq Naimi, vdiq Naimi,
moj e mjera Shqiperi!
Mendjelarti, zemertrimi,
vjershetori si ai!
Vdiq Naimi, po vajtoni
shqipetarka, shqipetare!
Naimne kur ta kujtoni,
mos pushoni duke qare!
..................................
Vdiq Naimi, gjithè thone,
qani turq, qani kaure!
Bilbil’ i gjuhese tone
s’do te degjohet me kurre!
Vdiq Naimi, qe kendoi
trimerine, Skenderbene,
vdiq Naimi, qe levdoi
dhe nderoi memedhene!
Vdiq Naimi, po c’te gjeti,
o moj Shqiperi e mjere!
Vdiq Naimi, po kush mbeti?
Si Naimi s’ka te tjeve.
Vdiq Naimi! Vdekj’ e shkrete,
pse more te tille burre?
I ndrite shpirti per jete,
mos i vdekte nami kurre!
Atdheu Dhe Dashuria
Vitua nje pun' e madhe,
e bukur si sorkadhe,
nga gjithe shoqet shquan
dhe gjithe trimat e duan.
Per te tille bukuri
kush nuke ka dashuri?
Nje dite qe vij ne krua,
duke ecure mbi thua,
poqi njè turk, trim te marre
tjeter here s’e kish pare.
Rrobate qe kish, i ndrinin
dhe armet i vetetinin!
Kur shtiu syt’ e e pa:
«Vito, te dua! i tha.
Vito, do te te marr grua!»
Uitua u turperua,
po me shum’ u hidherua
dhe iu pergjegj: «S’je per mua,
se u’nje tjetere dua,
jemi nje bes’ e nje sua;
po merre fjalene prape
dhe shko ketej me vrape!»
– Kush eshte me trim se mua,
qe do te te marre grua?
– Ai qe jam vluare (fejuar)
dhe per te martuare;
eshte trim’ sa s’gjendete,
i mire sa s’benete;
ish vet’ i trete vella,
kush ka qene si ata?
Trima sa s’i zinte plumbi,
njeri vdiq, i dyti humbi.
Jorgjin e la perendia
shprese per memen e tia;
eshte i vetem e jetim,
i dashur’ i shpirtit tim,
dhe nga te tere me trim,
perdor pallen e hanxhare,
eshte i zoti te me marre!
Ndaj, té lutem, mos me nga,
te mos biesh ne hata,
se shejtani pune s’ka!»
Turku me te tilla fjale,
qiti te shkretene palle,
nga inati u verdhua
dhe thirri posi dragua:
«N’eshte m’i zoti nga une,
le te me dale ketune,
ne me munte, besa-bese.
Burri yt po le te jete,
n’e dergofsha n’ate jete,
dije, do te te marr vete!»
Vitua shum’u frikua,
lot i vinine si krua,
dhe me shtepi, duke qare,
rrefeu q’i kishte ngjave.
Po Jorgji, kur e degjoi,
veshi armete dhe shkoi,
u ngjit malite perpjete
ashtu si ngjitene rete,
dhe me zi te madh si shkembi
po therret, sa tundet vendi:
«Kush esht’ ai q’u levdua,
qe do te mundet me mua?»
Me ze te math, si gjemimi,
iu pergjegj ahere trimi.”)
«Une jam ai qe shtie
dhe plumbi dem nuk bie.
U’ jam ai qe kam vrare
bejlere dhe pashallare,
dhe kaure, mije vete,
kam derguar n’ate jete!
Dhe do te trembem tani
nga nje fusharak si ti?
Tani do ta shoq dhe vete
kush eshte trim i vertete...
Keto thosh turku dhe vinte,
po dhe Jorgua e printe;
hodhi armété perdheze
dhe zuri te sgjeshe brezè,
qe kish qepur Vitua vete,
Si fustan e fermelete.
Kur e kujtoi, u shemb,
mos pandehni se u tremb,
beri kryqn’ e fshiu lote:
«Jam azer!» hidhet e thote,
edhe me dore nje thike
ju vcrsul turkut pa frike.
Trimi rrembeu hanxhare
dhe po hidhej si i marre,
Fryjti era, nga rrembimi
leshon flokatene trimi,
Atje ku qe afèruar,
me gjoks hapet leshetuar,
ju duk, ne gryke te tij,
varture nje hajmali.
Jorgji, kur pa najmaline,
syte permbi te i ngrine.
Dale, tha, ashtu me rruash,
pa leftojme kur tè duash,
po, ne beson perendine,
kush ta fali hajmaline?
– Nenia ne foshnjeri
ma vari per mbaresi,
po c’te duhet kjo pune?
– Nje te tille kam dhe une!
Shiko! Nena ma ka fale
dhe mua, kur jesha djale!
Te dy trimat hapne gjite
dhe shikonin hajmalite
qepur me pe te florinjte,
si njera, si tjetera,
te dya te vjetera;
pérbrenda, pshelur') me karte, (mbeshtjelle)
gjetén nga nje kryq te arte!
Mbeten te mahniture
dhe si te goditure!
te tille pune, kur pane,
u pushtuan dhe rane,
Dhe te dy nje fjale thane:
«Te kam vella, mor i mjere,
nga njè bark paskemi lere!
Jemi nje fis e n,je fare,
jemi te dy shqipetare,
po besa na paska ndaré,
Sa na beri pér tè vrare!
Sot qii dime vetèhene,
duhet te bejme bene
te duam memedhene.
Tani te marreme male,
te leftojme per lirine,
te mos kthehemi te gjalle
pa shpetuar Shqiperine!
Tani Viton ta harrojme,
me Turqine te leftojme,
ta dergojme nga ka ardhe,
te shome dite te bardhe
Baba Tomori
Baba-Tomor, kish’ e Shqiperise,
mal i larte, fron i perendise,
tek ti vinin njerezit qe moti
per te msuar se c’urdheron zoti...
Tek te lutem dhe u duk’ e qare
te msoj q’thot dhe per shqipetare.
Kane qene trima te levduar
dhe ne lufte s’jane turperuar,
qene trima dhé memedhetare,
besa, feja s’i kishne dhe ndare,
Shkonin jeten me pucke ne dore,
Donin shqipen, s’qene tradhetore,
lulezonte gjithe Shqiperia,
s’e s’kish shkelur si sot roberia,
gra e burra donin Shqiperine,
djem e cupa kendonin Lirine.
Sot qysh gjendet komb’ i Shqiperise!
I permbysur nga zgjedh’ e Turqise,
shqipetaret, si dhe bagetia,
zbathur, zhveshur vdesen nga uria!
Shqipetaret? Sot s’ka shqipetare,
turku, greku na kane perndare!
Prifti, hoxha, kisha dhe xhamia,
Na genjejne... U prish Shqiperia...
Mal i larte, me krye ne diell,
fron i zotit q’eshte mbret ne qiell,
Baba Tomor, o mal’ i uruar,
c’kane ngjare, gjithe c’kane shkuar,
i di vete, s’dubet te t’i themi;
C’do te ngjajne, te lutem rrefemi,
Sot e tutje, c’thote perendia?
Do te heqe shume Shqiperia?
cfaj ka bere, c’gjynahe paguan?
Nga Turqia te tere shpetuan:
Greku, serbi, velau, bullgari,
nene zgjedhe mbeti shqipetari
cthote zoti per kombine tone,
do ta lere pene sulltan qene?
Na shkretoi, na preu, na griu,
na c’nderoi dhe gjakne na piu,
na mundoi, shpirtin na nxori!!1
Fshiu lotet dhe me tha Tomori:
0 shqipetaret e gjore,
Ndegjoni Baba-Tomore:
Kombi tuaj s’vete mbare
se beset u kane ndare.
Besa e bashkon njérine:
Ju pse e ndani perendine?
Si ungjilli dhe kurani:
nuke na dihete fundi;
me qiejte mos u mbani
se nuke mbahen gjikundi.
Te krishter’ e myslimane
gjithe nje perendi kane;
ini nje gjak, mor te ngere,
se nde nje vend kini lere.
Ini gjithe shqipetare,
s’ini greker a tartare,
hiqni dore nga rreziku,
shihi se c’punon armiku
i pabesi dhe i ligu.
Mblidhuni te béni bene,
te kujtoni Skenderbene,
te duani Memedhene,
te mos e lini te shkrete...
Ngrihi ta shpetoni vete,
se u ndin zot’ i vertete,
mos e peshoni Turqine,
mos e besoni Morene
te duani perendine;
te duani Memedhene
Erdhi dita te leftojme
per lirin’ e Shqiperise;
ja te vdesim, ja te rrojme
si burrat’ e trimerise.
Besa-Besë
Gjithë vendetë gëzojnë,
ti, Shqipëri, pse pushon?
Gjithë njerëzit këndojnë,
ti, shqiptar, pse rënkon?
Gjithë duanë lirinë
dhe pa të njeriu s'rron;
ti, shqipëtar, Shqipërinë
në zgjedhë si e duron?
Zgjohuni, o shqipëtarë,
erdhi dita për liri!
Zini luftë me barbarë,
përpiqi për Shqipëri!
Të krishter' e myslimanë,
të tërë një sua kemi;
gegë, toskë, dibranë,
gjithë shqipëtarë jemi.
Mblidhuni te bëjmë benë,
të gjithë dorë për dorë:
Të duamë mëmëdhenë,
edhe malet me dëborë.
Që ditën që u shkeli
robëria dhe gjer sot
nukë bën më bar Dhëmbeli
dhe Tomori qan me lot.
Male me krye në qieli,
si duroni robërinë?
Ju që shihni drit' e diell,
pse s'ndrini dhe Shqipërinë?
Ku janë vaftet e parë,
që kini dhënë yrnek?
Ku jini, o shqipëtarë,
pse s'dëgjohet një dyfek?
Apo humbi trimëria,
apo s'doni mëmëdhenë?
A u shua Shqipëria,
që ka pjellë Skënderbenë?
Pse rrini lidhur me lak?
Pse shpëtoni vënd' tuaj?
apo s'u mbeti më gjak,
se e derdhtë për të huaj?
Mirri pushkëtë në duar
edhe bëni besa-besë:
Shqipëria do shpëtuar,
kokë turku të mos mbese!
Bretkosa Që Do Te Trashet Sa Një Ka
Bretkosa sa një ve,
pa nje ka sa një deve
dhe nakari nuk' e la,
desh të trashet sa një ka.
Kur vu këtë gjë ndër mënd,
vate u shtri ndë një vënd
duke ngrën e duke pirë,
që të fryhet sa më mirë.
— Shihni, shihni, sa u rrita, —
thërrit e thoshte përdita.
— Mos u mburr' e mos u mbaj, -
i thoshnë shoqet e saj.
— Shihni, nukë jam sa demi?
— Jo! — Shikoni. — Jo, të themi.
— Pa shikoni këtë bark
si të kaut. — Jo, je lark! —
Bretkosa, nga marasi,
u fry, u fry gjersa plasi.
Shumë njerëz ndë këtë botë
thone se janë te zote;
si bretkosa mendohen
mburren e lëvdohen.
Bretkosa sa një ve,
pa nje ka sa një deve
dhe nakari nuk' e la,
desh të trashet sa një ka.
Kur vu këtë gjë ndër mënd,
vate u shtri ndë një vënd
duke ngrën e duke pirë,
që të fryhet sa më mirë.
— Shihni, shihni, sa u rrita, —
thërrit e thoshte përdita.
— Mos u mburr' e mos u mbaj, -
i thoshnë shoqet e saj.
— Shihni, nukë jam sa demi?
— Jo! — Shikoni. — Jo, të themi.
— Pa shikoni këtë bark
si të kaut. — Jo, je lark! —
Bretkosa, nga marasi,
u fry, u fry gjersa plasi.
Shumë njerëz ndë këtë botë
thone se janë te zote;
si bretkosa mendohen
mburren e lëvdohen.
Cinxeri Dhe Milingona
Cinxer' i marre
gjithe behare
e shkoi duke kenduar
nde kopshte te lulezuar
Po behari shkoi,
cinxeri pushoi
dhe zuri të qajë
se s'kish se ç'të hajë.
T'i mos vdesë nga uria
një ditë del nga shtëpia,
dhe miligonës i thotë:
-.Zonjë, sot bën shumë ftohtë.
s'ka ç'të ha dhe jam sëmurë,
po nëmë dy koqe grurë,
ta kthej prapë në korrik.
në më ke gjiton dhe mik
Të të vijë keq për mua.
Po milingona s'ep hua
se është fort e shtrënguar
— Në behar s'paske punu
Thotë zonja milingonë.
— Kendova, për zonë,
beharë të terë
ndë fush' e ndë male,
— Fort mirë ke bërë,
tani hidhu valle!
Dashuria
E mban mënd, moj Marë,
dashurin' e parë?
Njeri nuk e gjegji,
se jeshmë te vegji.
Unë pa ty s'rrojë,
vij' e të kërkojë;
tl pa mua s'rroje,
vij' e me kërkoje.
Në lule me erë
putheshim ngahere,
dhe si burr' e grua
losnim nënë ftua.
Një ditë, të dyza
losnim mbylla-syza:
U fshyem pa dukur
Cinë të besoj taninë,
perëndin' a dashurinë?
Perëndi në këte jetë
është dashuria vetë.
------
Bukuria jote, leshërat e tua
posi pëndë korbi, të gjata
mbi thua,ballëtë si diell,
faqetë si mollë,qafa jot' e gjatë,
mesi yt i hollë,sisëtë si shegë,
dhëmbët si thëlpënjë,buzët si
burbuqe, sytë si gështënjë,
dora si dëborë, fjala jote mjaltë,
kurmi yt i derdhur, shtati yt i naltë;
gjithë më kënaqin, të tëra t'i dua,
po zëmëra jote u bë gur për mua!
-----
Pika-pika bie shiu
dhe dëbora flokë-flokë,
vetëtin e fryn veriu,
breshëri kërcet mi tokë!
Le të fryjë er' e ftohtë,
s'ka ç'më bën dimëri mua:
Dashuria më mban ngrohtë,
se pushtoj atë që dua.
Kur fryn era me tallas,
kur bie dëbor' e shi,
sa flë njeriu me gas,
kur ka mikenë në gji!
Deshire
Kush lë mikenë që ka
edhe ndahetë me shokë
për të fituar para,
nuk i ka mëntë në kokë.
Ikëni, more të mjerë,
ikni deti tek t'u nxjerrë,
se për mua dashuria,
ara, vështi dhe shtëpia
më bëjnë të rroj me gas,
se s'dua të lë gjë pas.
S'dua të iki si përpara,
dua të rroj nëpër ara,
mikja pranë të më ketë,
të punoj aratë vetë.
Fatmirosh, mot e nga mot
grur' e misër të kem plot,
të kem raki, të kem verë
të ëmbëlë si sheqerë.
Të vete me bagëti,
me qe, me dhen e me dhi,
dhe t'i shpie rrëzë malit,
të hanë majën e barit;
dhe kur të pjellë një dhi
do t'i vë kecnë në gji.
Nuk iki nga Shqipëria
si punojn' ata që s'dinë,
mos e dhëntë perëndia,
të ndahem me dashurinë,
sa të mund të rroj më pak,
po këtu të bëhem plak.
Dhe në vuaj, le të vuaj,
të mos vdes në vënd të huaj!
Të shoh mëmën._ e babanë,
të kem dhe motratë pranë,
dhe kur të vdes, të më qajnë
pas zakoneve që kanë:
Të më marrënë në duar,
të qajnë me lesh lëshuar,
dhe mikia, kur të vijë,
ta qaj' e të ulërijë.
II
Ku janë vaftet e parë,
stërgjyshët sa mirë qenë
shkonin jetënë pa ndarë
edhe dojnin mëmëdhenë.
S'kish pampor e s'kish gjemi,
nukë vinin të fitonin,
atdhenë s'c lij njeri,
po punonin edhe shkonin.
Kau nukë kishte zgjedhë,
as fre për kalin e fortë,
dhe si s'kish njeii të vjedhë,
shtëpitë qenë pa portë.
Aratë s'kishnë sinuar,
s'kish të pasur e të varfër,
dheu qe i Julëzuar,
kafsh' e njerz rronin të afër.
Nukë kishte njerz të liq,
se Jufta s'kishte dhe daJë
gjithë bota qenë miq,
qenë vëllezër në baIJë.
Po tani, zot' i vërtetë,
njeriu ngjan me arinë!
Nukë hiqetë kjo jetë,
se njeriu ha njennë'
sot s'mbretëron dashuria,
nukë kemi dashuri,
s'na mbeti as trimëria,
sot rrojmë në robëri.
III
Sot e tutje në shtëpi
mikia të mbretërojë,
cilido nga miqt' e mi
për zonjë duhet ta njojë.
Kur të vete nëpër ara,
kur të korr e kur të mbjell,
të kem mikenë përpara,
kur të shij e kur të vjel
Dhe në stan kur të më shotë,
me qe, me dhën e me dhi
mikia t'i numërojë
se mos m'i vjedhë njeri,
të më zbukurojë stanë,
të bëjë djathë të butë,
t'u hedhë qënet të hanë,
të na ruajn' nga hajdutë.
Edhe nata kur të vijë
të marr mikpnë në gji...
Dhe hënëza të na ndrijë
dhe të na kenë zili.
IV
0 shokë, ç'u prish dynjaja
si për burra dhe për gra,
tani shitetë sevdaja,
mjer' ai që s'ka para.
I pasur, të palltë varri,
ti që bleve dashurinë
dhe nuk e le si në pari,
të martë djalli shpirtinë!
Ndëgjoni, more të ri,
ndëgjoni dhe ju të ra:
duani atë që di,
jo atë që ka para.
Duani dhe vjershëtorë
barabar me perëndinë,
se rri me lule në dorë
edhe këndon dashurinë.
Ata që janë lëvduar,
me këngë nga vjershëtori,
janë burra të ndëgjuar
dhe rrojënë sa Tomori
0 ju të ra e të ri,
u lutem të më këndoni,
që të kini dashuri,
kur të vdes të më kujtoni.
Dheu
Dheu i gjat' e i gjerë,
na jep buk' e na jep verë
për të ngrën' e për të pirë,
kush di ta punojë mirë.
Si njeri i shtrënguar,
dheu nukë fal gjë kurrë,
pa munduar, pa punuar'
S'na jep as misër, as grurë.
Do ta punojë njeriu
dhe ta vadisë me djersë
që të hajë buk' i ziu,
nga uria të mos vdesë!
Punoni, more të mjerë,
se dhe gjëri në na mbetë,
pas neve vinë të tjerë,
nukë sosetë kjo jetë.
Fshati Im
Maletë me gurë,
fushat me bar shumë,
aratë me grurë,
më tutje një lumë.
Fshati për karshi
me kish' e me varre,
rrotull ca shtëpi
të vogëla fare.
Ujëtë të ftohtë,
era pun' e madhe,
bilbili ia thotë,
gratë si sorrkadhe.
Burrat nën hie,
lozin, kuvendojnë,
pika që s'u bie,
se nga gratë rrojnë!
Gratë venë nd'arë,
dhe në vreshta gratë,
gruaja korr barë,
punon dit' e natë.
Gratë në të shirë,
në të vjela gratë,
ikinë pa gdhirë,
kthenenë me natë.
Gruaja për burrë
digjetë në diell,
punon es'rri kurrë
as ditën e diel.
0 moj shqipëtarkë,
që vet' e nget qetë,
edhe drek' e darkë
kthehesh e bën vetë;
Moj e mjera grua,
C'e do burrë zinë
që ftohet në krua
dhe ti mban shtëpinë!.
Maletë me gurë,
fushat me bar shumë,
aratë me grurë,
më tutje një lumë.
Fshati për karshi
me kish' e me varre,
rrotull ca shtëpi
të vogëla fare.
Ujëtë të ftohtë,
era pun' e madhe,
bilbili ia thotë,
gratë si sorrkadhe.
Burrat nën hie,
lozin, kuvendojnë,
pika që s'u bie,
se nga gratë rrojnë!
Gratë venë nd'arë,
dhe në vreshta gratë,
gruaja korr barë,
punon dit' e natë.
Gratë në të shirë,
në të vjela gratë,
ikinë pa gdhirë,
kthenenë me natë.
Gruaja për burrë
digjetë në diell,
punon es'rri kurrë
as ditën e diel.
0 moj shqipëtarkë,
që vet' e nget qetë,
edhe drek' e darkë
kthehesh e bën vetë;
Moj e mjera grua,
C'e do burrë zinë
që ftohet në krua
dhe ti mban shtëpinë!.
Kopshti I Dashurise
0 pëllumb' i shkruar,
do t'të marr në duar
dhe duke kënduar
gjetkë do t'të shpie:
Në një vend t'uruar
dhe të lulëzuar,
në uj'të kulluar
edhe nën hie;
Afër tek një lumë
ku ka lule shumë,
të biem në gjumë,
hena të na ndrijë;
Yjtë të shikojnë,
zogjtë të këndojnë
edhe të na zgjojnë
dita kur të vijë.
Pa ngrën' e pa pirë
s'mbetemi, moj Mirë,
se u'ndaj të gdhirë
dërgoj e na sjellin:
Qumështë të dhirë
dhe djathë të mirë
pa uj' e pa hirrë,
dhe rrush kur të vjehn;
Ngjalë nga Janina,
mjaltë nga Kanlna,
verë nga Voshtina
ujë nga Sopoti;
Mollë nga Horia,
mish nga dhënt' e mia,
desh nga Labërla, —
na e faltë zoti'
Korbi Dhe Dhelpra
Tek një lis sipër në majë
korbi qendroi te haje
nje cope djathe qe mbante
ne qeft. Kur nisi te hante,
shkon nje dhelper' e mallekuar,
se i ra ere djathe i vjeshtuar.
Deshiron ta haje vete;
«Mirëdita mik i vjetre,
bukurinë tënde nuk e ha zog tjetre
me pende te bardhe; ne di te kendosh
permbi zogjte e tjere do te mbreterrosh"
Te tregoje zene zoti korb gerrhiti
dhe leshoi djathne po dhelpra ja priti
dhe korbit i tha:
«Ndëgjo, budalla:
ata që lëvdojnë,
me gje te botës duan te rrojne.
Zot, kjo këshillë që të rrefeva,
sot vlen me teper
se kjo cope e djathit qe te rrembeva"
Tha zonja dhelper
dhe iku me bisht perpjete.
Korb' i shkretë,
korb' i mjerë,
u turpërua
dhe u betua
të mos gënjenet dhe tjeter here.
Korriku
Na erdhi korriku prapë,
me grurë të ri, me vapë.
Mirë q'erdhr, o korrik,
gjithë bota të ka mik,
të duanë varfëria,
se s'vdes njeri nga uria.
Korriku, si flak' e drizit,
na ngroh palcën e kurrizit.
0 korrik, o faqezjarr,
gjithë lule, gjithë bar,
dhe me pemë barrë-barrë,
s'dimë ç'të hamë më parë.
Në korrik piqen me radhë
pjeshkë, mollë, thanë, dardhë;
kur afrohet korriku,
zë të piqetë dhe fiku.
Nga gjithë pemët e tjera,
fiku na mbiftë te dera,
se gjersa ka shporta fiq,
gjithë bota janë miq...
Me shpresë të këtij muaj,
punëtor, puno e vuaj,
të punojmë që të gjithë,
të mos mbetemi pa drithë,
se në këtë muaj zoti
na kërren nga tërë moti.
Ata që kanë punuar,
në kornk janë të gëzuar,
Se në këtë deli muaj
nuk ka lëmë pa duaj.
Vjen korriku, punëtorë,
mirrni drapërin në dorë,
të korrij kush ka punuar,
kush ka mbjell' e ka lëruar.
Dilni, dilni nëpër ara
e shihni, ç'ka bërë fara:
shikoni një koqe gruri,
se sa koqe, grurë pruri.
Shikoni kallinjt' e verdhë,
në korrik duhenë mbledhë.
Shihni, shihni kur fryn era,
kallinjtë, lozin si shqerra;
me diell, kur fryn veriu,
si floriri ndrit kalliu,
fusha, ara, palë-palë,
duken si deti me valë.
Fush' e gjatë, fush' e gjerë,
pse më bën të qaj ngaherë?!
Me djersën e varfërisë
gjith' arat e Shqipërisë
vaditen, e gjë s'kërrejnë,
se të huajt' i rrëmbejnë!
Shqipëtari, dëm e kotë,
punon gjithnjë për botë;
arat që mbjell, ngaherë
vjen' e i korrin të tjerë!
0 korrik, o faqezjarr,
je dukur dhe luftëtar:
në Francë, kush nuk e di,
u ngre vëndi për liri;
në korik lufta u zu,
u bë gjaku gjer në gju...
kryengritjet q'u bënë,
prej korriku janë zënë;
se zjarrë që ndez korriku,
nuk' e shuan dot armiku;
se dielli është i ngrohtë,
ndez gjakun në gjithë botë.
Gjaku i trimit vërtetë
për liri ndizetë vetë,
gjaku yt, o shqipëtar,
s'të ndizet as në behar!
Të ndeztë vap' e korrikut,
t'i biesh në kok' armikut!
Ku Kemi Lere
Ne c'vend kemi lere?
Ku na bejne ndere?
--Ne Shqiperi.
Po njeriu vete,
cile do ne jete?
--Do vend' e tij.
Ku i duket balta
m'e e embel se mjalta?
--Ne vend te tij.
Ku munt te gezoje
dhe me nder te rroje?
--Ne Shqiperi.
Perse te punoje
dhe te lakemoje?
--Per vend' e tij.
Kurbeti
Mitrua, kur u martua
ndënji një muaj me grua!
Erdhi dita për të ndare
dhe u ndanë duke qarë!
Gruaja qënkej me barrë
dhe kur polli, bëri djalë.
Po Mitrua ku ish vallë?
Motëmot që qe larguar,
një kartë s'i kish dërguar!
Ku t'i shkruaj mëm' e mjerë
për djalënë që kish lerë?
Tri vjet, katër, dhjetë shkuan!
Mitrua harroi gruan!
E varfëra se ç'pësoi,
të ritë vetëm e shkoi.
Ç'e deshi të tillë burrë,
që s'e pati pranë kurrë!
Gjith' bota ven' e vinë,
Mitrua harroi shtëpinë,
nuk e di që ka dhe djalë!
Rron a ka vdekur vallë?
Këto thosh grua e mjerë,
po burrit i mbajti nderë.
E zeza grua se ç'hoqi!
Humbi shpresën tek i shoqi:
kur pa ngrën' e kur pa pirë,
punoi e rriti të birë.
Kurbeti, shokë, kurbeti,
kush vate e nukë mbeti?
Mitrua zuri Misirë,
po puna s'i vinte mirë.
Qysh të vejë puna mbarë
për të zeztë shqipëtarë?
Shkretojënë mëmëdhenë,
tek perndon dielli venë!
Ku vini, more të mjerë,
se sot s'ësht' si njëherë, —
qysh vini në vend të huaj,
kur s'dini as gjuhnë tuaj?
Lum kush rron në vend të tij
me qe, me dhën e me dhi.
Mos u ndani nga shtëpia,
të mos mpshojë1) perëndia,
se perëndia, kur mpshon,
gjynaqarët i mundon.
Puna nukë ka të sharë,
po punoi vetë n'arë,
zini çapën e hostenë
dhe parmëndën që çan dhenë.
Nga fëmia mos u ndani,
po punoni që të hani;
Grurëtë që bëni vetë,
u harrin për këtë jetë.
Me zakonetë që kini,
kurbenë duhet ta lini,
të nderçim jini, të zotë,
po nderi sot s'ka te shkuar,
e drejta në këtë botë
është fare shtrëmbëruar...
Në kurbet venë të tjerë,
ata që s'duanë nderë,
se zakonet u ndërruan;
burri që fiton, shet gruan,
burratë rrojnë nga gra!...
Po për Mitro shqipctare
këto zakone të ra
nuk i dukeshin mbarë.
Ndaj hoqi e voi shumë,
kur pa buk' e kur pa gjumë,
rrahu Misirë të tërë,
nukë la punë pa bërë,
gjithë jetën nen' urdhër,
qeseja si kokë hudhër,
E shoqja e kish qarë,
njëzet vjet që s'e kish parë!
Dhe në mos e paftë kurrë,
djali u rrit, u bë burrë,
mëmën do ta mbajë mirë
me të ngrën' e me të pirë.
Pas njëzet vjet, nga kursimi,
Mitros iu shtua fitimi,
solli ndër mënd Shqipërinë
gruan e tij dhe shtëpinë;
psherëtiti zëmër' e tij
dhe qau si çilimi;
Dhe te nesërmet, ndaj të gdhirë,
Mitrua e la Misirë.
Ta kish ditur, kur ish ndarë
që la gruan me barrë,
mbase kish ikur më parë.
Shtatë dit' e shtatë net
bëri Mitrua në det;
mbaroi udhën e gjatë
dhe vate në fshat me natë.
Ne shtëpi u afërua,
Ndënji pak e u mendua,
dhe me vete të tij thosh:
«Në gjeça shtëpinë bosh?
Në mos e gjeça të gjallë
Gruanë!» Me këto fjalë
Shikon shtëpinë me dritë
edhe vate në fëngjitë1)
të shojë kush është brënda,
t'i përgjojë ja ka ënda.
Djali kuvëndon me mëmë;
«Pse qan, i thosh, kur ke mua?
Ç'kanë shkuarë t'i lëmë
dhe duajmë si të dua.
— Të dua, thosh mëm' e mjerë,
me shpresë tënde kam rruar,
nga ti harrova qederë,
dhe gjith'ato që kam vuar,
dhe sot rroj me shpresë tënde"
Kur gjegji këto kuvënde,
Mitrua ngriu në fëngjitë.
Fatziu, ç'vuri nër mënde!
Vuri syn' e pa në dritë,
pa një trim të ri me gruan!
Mëndja ju turbullua!
Mitrua kujton Misirë,
sheh vetëhenë me brirë!?...
0 Mitro, mendoju mirë,
mëma përkëdhel të birë,
nukë të ka turpëruar,
se me nder të madh ka rruar!
Ç'mendohesh, more fatzi!
Hyrë brënda në shtëpi
dhe merr djalënë në gji.
«0bobo! sytë ç'më panë!
Tha Mitrua si i marrë.
Pashë gruan me jaranë,
po tani do t'ju bëj varrë!
Do t'u bie me kobure,
t'i lëshoj në shesh shondure.1)
Mua të më vënë brirë!»
Tha, dhe goditi te bire!
Meme e zeze ulëriti,
pushtoi djalën dhe briti,
po Mitrua nuk priti,
pushka krisi dhe një herë,
ra përmbys dhe mëm' e mjerë!2)
Lopa, Dhia, Delja Dhe Luani
Ndë kohë të vjetër,
një lop' e një dhi
dhe një dele tjetër
bënë shoqëri
bashkë me luanë
dhe për gja tok vanë.
Një ditë të shtunë,
një zorkadhe zunë
brënda në një ferrë.
Luani, sakaqëherë,
e mori e çau,
me thonj vet' e ndau.
Bëri katër copa,
ashtu si desh lopa:
«Cop' e madhe, tha, për mua,
se jam luan dhe kshtu dua,
Cop' e dytë, besa-besë,
më bie vetë në pjesë,
doni, s'doni, do ta marr,
se sot s'jemi barabar.
Dhe këtë copën e tretë
jam i zoti e marr vptë,
si kam gjithnjë zakonë,
Cop' e katrëtë, për zonë,
imja qoftë, pa dyshim,
se jam trim.
Luani Dhe Miu
Në këtë botë sa rrojmë
njëri-tjetrin të ndihmojmë:
i math, i vogël, të tëre ç'jemi,
për njëri-tjetrin nevojë kemi
në këtë jetë.
Për këtë gjë të vërtetë
dy përralla do të themi.
Një mi kur doli nga dheu,
ndë thonj të luanit ra;
po luani kur e pa,
zemër të madhe rrëfeu,
se minë të gjall' e la.
Po dhe miu kur shpëtoi,
të mirën nuk' e harroi,
me të tepër ia pagoi.
Një luan, një egërsirë,
pa të mirë nga një mi,
si s'e pandente njeri:
Në një pyll në shkretëtirë,
i mjeri luan,
u zu me dhokan;
thërret, bërtet, qan me lot
se nga dhokani s'del dot,
q'e zuri në këmbë.
Po miu me dhëmbë,
ep e merr
sa e nxjerr;
hyn e del,
prish një tel,
të tërë dhokanë
dhe shpëton luanë.
Fuqia dhe zemërimi
s'mbarojnë ç'mbaron durimi.
Maçoku Dhe Miu Plak
Tregojnë se një maçok
ish i fortë sa s'kish shok,
kur dilte të gjatonte,
asnjë mi nuk' i shpëtonte,
minjt' e gjorë desh u shuan,
ca të pakët që shpëtuan,
në vrimë rrinë të tërë
nga frika se mos i zërë,
maçi përgjon nat' e ditë,
po s'dalin nga vrima rnitë,
rrinë ndënë prak.
Po për këtë shkak,
maçi, një mëngjes,
shtiret sikur vdes
dhe në një litar
nga këmbët u var,
as tundet, as flet,
mitë, me të parë,
pandejnë vërtet
se. maçokn' e kanë vrarë,
Në dhomë, guxojnë
qasen mengadale,
nga gazi këndojnë
dhe kërcejnë valle,
i vdekuri qeshi,
(u ngjall si Lazari)
dhe ra nga litari,
zuri minj sa deshi,
ata që shpëtuan
me vrap u larguan.
«Tekdo që të vini,
thosh maçi me vete,
shpëtim nukë kini
se di marifete,
di të them të rreme,
di të bëj llagëme.»-
Maçi një të diel.
U lye me miell.
Minjtë këtë dhunë,
Nuk' e kupëtuan
dhe ju afruan,
një nga një u zunë.
Një mi plak me mënd,
i ditur, i vuar,
s'u qas n'atë vënd:
«Të kam kupëtuar,
dhe miell në ke
s'të bie në duar
se të di kush je
sot s'më gënjen dot, s'më qesh
dhe thes me miell të jesh,
nuk qasem, mos ki shpresë.»
Tha miku dhe iku.
Armikut, kush s'i vë besë,
shpëton nga rreziku.
Millonai, I Biri Dhe Një Gomar
Një millona me të birë
u nisnë për në pazar,
për të shitur një gomar.
Që ta shesën ca më mirë,
që të mos lodhet gomari,
e shpëtuan nga samari.
Kur e lidhë mbi një tra,
e muar të dy në kra
njëri pas, tjetri përpara.
Gjenë ndëpër ara,
një tjetër udhëtar:
Ky u tha
kur i pa:
— Nga këta të tre nuk' është gomar
ay që pandeni,
ndaj mos u gënjeni.
Millonai, q'e ndigjoi,
e mori vesh këtë fjalë
dhe me vrap, bashkë me djalë,
në shesh gomar' e lëshoi,
e zgjidhi nga druri,
përpara e vuri.
Kur hipi të birë,
vetë, me gas
dhe me dëshirë
u vete pas.
Do, s'do veshgjati shkon duke qare.
se i pëlqente mënyr' e parë.
Tre njerëz q'i panë,
djalit i thane
— Ti s'paske turp fare, nukë paske gjak'
Zbrit nga gomari, t'ja hypi yt' at.
q'është shumë plak.
Djali me inat
zbret nga veshgjati, -
ja hipën i jati.
Më tutje gjen tri gra,
nga të tria njëra tha:
— Mbyty, mbytu, millona,
që shkon hipur si dhespot!
Shiko, djali s'ecën dot.
ndë këtë rrëpirë.
Millonai plak
grave u dha hak,
mori në vithe të birë.
S'kishnë bërë njëzet çape,
poqnë të tjerë njerz prapë;
një nga të tërë këta,
kur i pa hipur u tha:
— S'kini turp të turpëroni?
Mos ini të dy të marrë?
S'u vjen rëndë që mundoni
kaqë shumë sot gomarë,
— Vanë mënd e mia, vanë,
(thotë millonai), sot
kurkush nukë kënaq dot
gjithë botën dhe babanë!
Çdo njeri me mënd të vet...
tani gjë tjetër s'më pret,
nga gomari të zbres,
që të mos thyhet në mes,
Pas këto fjalë,
hidhet në shesh
bashkë me djalë.
Gomari qesh,.
se u lecua nga barra.
Vunë gomare përpara,
vetë pas i venë,
Pa vatur në trek,
njerez të tjerë gjenë,
sipër te një brek.
Kur u vanë pranë,
të tërë tok thanë.
— Shihni mëndjehollët,
shihni dy të marrë,
që grisin shollët,
kursejnë gomarë,
se i kanë gjarë,
U hodh e tha millonai:
— Vërtet jam gomar, per zonë,
tek un' është gjithë faji
se kërkoj të bëj ç'më thonë.
Shani, qeshni sot me mua;
sot e tutje kurdoherë
do të bëj vetëm ç'të dua,
jo si të duan të tjerë.
Njeriu Dhe Fytyr' E Vet
Një njeri pa mënd në kokë,
mburrej e lëvdohej vetë,
pandehte me të vërtetë
q'ish i bukur e s'kish shokë,
ndaj ishte shum' i gëzuar.
Vërtet pasqyra s'kishte mëshirë
ta tregonte të shëmtuar.
Po thosh: pasqyra nuk' është e mirë.
Nga kjo lajthitje që ta kërrejnë
dhe të duket e vërteta,
gjithë pasqyrat e shkreta
kur i shikon, e rrëfejnë
me një fytyrë
shumë të ndyrë.
Që të mos shohë kurrë pasqyrë,
ç'punoi miku?
U ngre dhe iku
lark, ndëpër ara
Për fat të keq, sheh përpara
një liqen të pashënuar,
me ujë fort të kulluar.
Ndë këta ujë kur u shikua
u zemërua,
se prap ju duk fytyra
si te pasqyra,
Domethënë, me një fjalë,
kjo përrallë
Eshtë bërë
për të tërë:
për veten tonë, të gjithë ç'jemi
këtë mendje kemi.
Gjithë njerztë faje kanë,
për ne si pasqyrë janë:
ky njeriu
faqeziu
që qesh o mburr vetëhenë,
është shpirti yne vetë,
Sa për liqenë
ndë vënd të shkrete,
me ujëkulluar,
tregon librat qe ke shkruar.
Punërat E Perëndisë
Zot i math e i vërtete,
çdo pun' e ke bërë vetë;
bëre qiejtë dhe denë,
bëre yjtë dhe dhenë,
bëre diellin' me dritë,
bëre nat, e bëre ditë,
bëre erënë dhe retë,
bëre pemëtë me fletë,
bëre hënëzën me yje,
bëre fusha, male, pyje,
bëre zogjtë, që këndojnë
dhe lulet që lulezojnë,
bëre dimër' e beharë,
bëre kuaj e gomarë,
bëre misër edhe grurë,
po më shumë bëre gurë.
Si bëre kaqë të mira,
bëre dhe shumë egërsira:
bëre arinë dhe derrë,
bëre... po ç'nukë ke bërë?
Bëre botënë të tërë,
bëre dhe djallë me brirë!
Çdo pun' e ke bërë mirë,
po një gjë bëre pa mënde
dhe prishe punën tënde:
Kur bëre derr' dhe arinë,
Ç'deshe që bëre Turqinë?
Se të mos qenkej kjo farë,
bota do të vinte mbarë,
dhe do të lulëzonte,
Shqipëria do t'gëzonte.
Roberia
E dashura memedhe,
te dua dhe kshtu si je!
Po kur te te shoh te lire
do te te dua me mire.
Qani pyje, fusha, gure,
qani male me debore!
Shqiperia mbet e gjore
dhe nuke sheh drite kurre;
nje mjegull e keq’ e shkrete
e ka mbuluar perjete!
Nje gazep, nje erresire,
vetetit edhe gjemon!
Rrojme me zemer te ngrire,
nga frika kerkush s’gézon!
Njerzit kurre s’kendojne
dhe bilbilete vajtojne!
Qiameti, shkretetira!
Zogu vete ze folene,
njeriu le memedhene,
se mbreteron egersira!
Per Shqiperi desherojme
se ne vend te huaj rrojme.
Roberine si duron,
o moj Shqiperi e mjere?
Shpetove vende te tjere,
vete nen zgjedhe rron!
Shqipetare beni bene
te leftoni per atdhene.
E dashura memedhe,
te dua dhe keshtu si je!
Po kur te te shoh te lire,
do te te dua me mire!
Sulltani
Jam sulltan, mbret i vertete,
shok té tjere s’kam ne jete;
gjaketor e zemerderr,
nga frika me bejne nder!
Dola nga fund’ i Azise
si rrebesh’ i perendise:
Vrava, preva e shkretova,
boten me gjak e mbulova!’)
Kur zotova Anadolle,
erdha mora dhe Stambolle,
njerezit i shkova ne thike,
dhe, kush mbeti, rron me frike!...
Jam i keq si egersire,
te urtet jane te mire,
dua te quhem i marre,
po puna te veje bare.
Thera greker e bullgare,
thera ermenet e mjere,
thera sa munda te tjere!
Egersire si ariu,
me fytyre si njeriu,
me dergoi perendia,
qe te vuaj’ njerezia!
Evropa qe me shikon,
te me beje gje s’guxon,
se ka mejtime te tjera...
Prisha, vrava, preva, hera!
Bera.. po c’nuke kam bere?
Prisha botene te tere!
Mysliman’ e te krishtere
Kam derguar n’ate jete,
me teper se c’vdiqne vete!
Jam i zoti, rroj me palle,
s’dua te shoh njerez te gjalle!
Nat’ e dite gjak kerkoj,
pa pire gjak s’munt te rroj!
Dhe tani q’u beshe plak,
nuke munt te fryhem gjak!
Ata qe kam nene zgjedhe,
te mundije tok t’i mbledhe,
me dore time t’i vrase,
te pije gjakn’ e rajase!
Pse s’u be nga perendia
me nje koke njerezia,
qe ta prese menjehere,
te mos mbeteshin te tjere!
Te mbetej dheu i shkrete,
se doje te rroje vete:
me egersira te rroje,
pa frike tc mbreteroje,
se me duan e i dua,
jemi nje gjak e nje sua!
S’lash njeri pa te keq!
Gra e burra, djem e pleq,
dridhene kur me kujtojne:
memate me mallekojne,
me mallekojne te vete
edhe qajne dit’ e nate!
Qajne! Po kush nuke qa?
Qajne burra, qajne gra,
qajne malete per pyje,
qajne fushate per lule!...
Kudo shkela u tha bari,
c’la pushka e dogji zjarri!...
Egersire si ariu,
hengra dhe mish njeriu!
Si kam dashur kam punuar,
pse nuke jam i gezuar?
I lig jam, te liga dua,
nga kush me vjen frike mua?
Nuke di se c’kam i ziu,
nga frika gjaku me ngriu...
Me punera qe kam bere,
me duken armiq te tere,
mysliman’ e te krishtere;
sa dhe trimat shqipetare
zun’ e me punojne varre!
Humba Moren’ e Vllahine,
Bullgarine me Serbine.
Bosnjene me Mal’ e Zi,
Gjiritne me Thesali.
Keshe kombn’ e Shqiperise,
direk i gjithe Turqise;
pse s’me priti sa te vdese
pa te me dil i pabese!
Me Shqiperi te leftonem,
kam frike mos turperonem;
kam frike nga Skenderbeu
mos dale prape nga dheu!...
Se c’mendoj, a c’jam i marri!
S’me ben dot gje shqipetari
dhe sa te jem vet’ i gjalle,
nga zgjedha s’ka per te dale.
Pas meje ne kete jete,
guri mbi gure mos mbete!
Trim I Shqiperise
Kush ka qene trim nje here?
Aleksandr’ i Math i vjere,
Pirrua me shoke te tjere
ne Shqiperi kane lere,
Po nga te gjithe m’i zoti, –
Skenderbeu Kastrioti.
0 mbret i dashur, ku je?
Ku je, more Skenderbe?
Si duron ti nene dhe?
Nuke te vjen keq per ne?
Qe ditdné, qé 'na le,
vendi yn’ u be raje’)...
Te lutemi dit’ e nate,
n’ate jete ku ke vate,
dergona shprese e urate
te mos rrojeme si grate...
Te ngrihemi te leftojme,
Turqit ti debojme,
Shqiperine ta shpetojme
Dhe lir' e me nder te rrojme.
Ujku Dhe Qengji
M'i forti nc këtë jetë,
punon dhe bën si do vetë.
Një qengj i majmë ahumë
pi ujë në lumë.
Një ujk u lëshua
dhe iu afërua:
Uria e kish shtrënguar
dhe kish dalë për të gjuar.
— Pse trumbullon ujë?, — thotë gjakëtori,
se kur e pa gengji nga frika përmori.
— Zot' i math, — tha qengj' i ngratë, —
Ndëgjomë, jeta t'u ngjatë,
mos u zemëro,
të lutem shiko.
Zot, lumi shkon poshtë, ti pi përmi mua
ujë të kulluar,
— Jo! U trumbullua.
Pastaj kam ndëgjuar
që më ke sharë
një vit më parë.
— Zot, s'kesha lerë.
— Yt vëlla. — Po s'kam. — Të tjerë,
yt at, qentë dhe baritë
rrin' e më shajnë përditë,
nukë kam dyshim,
ndaj sot s'ke shpëtim,
se për këtë shkak
dua të marr gjak. —
Dhe u hodh e zuri,
ndë një pyll e shpuri,
e mbyti, e çqeu,
se kshtu i pëlqeu.
Ujku Që Gjykohet Me Dhelprën
Tregojnë se nje ujk plak
zu një dhelpër vjedharak
dhe nukë priti,
ndë gjyq e ngriti.
Një majmun ishte kadi,
Avokat s'vunë njeri,
të dy palët vetë vanë,
kuvenduan
kundërshtuan,
të dy shumë fjalë thanë.
Majmuni, kur i ndëgjoi,
kupëtoi
atë ditë
djallëzitë.
«U di mir',e di,
tha zoti kadi.
U mora vesh ç'ini:
që të dy faj kini,
që të dy do t'u gjykoj
dhe do t'u dënoj
Ti, ujk, qahej sot pa vrarë,
se gjësend s'të kanë marrë;
ti, dhelpër, me këtë kokë,
je vjedharak që s'ke shokë".
Kurdoherë,
që keni për të ,gjykuar
njerz të liq, s'duhet menduar
gjat' e gjërë.
Vajë
Që ditën që vdiqe, që kur s'të kam parë
Lotët që kam derdhur, s'më janë tharë
Shumë vjetë u bënë sot u mbushen dhjete
Që kur më ke lënë dhe s'të shoh ne jete!
Në ç'kopshte me lule ke qëndruar vallë?
S'të vjen keq për mua?S'të vjen mallë për djalë ?
O ëngjëll I bukur mos meno në botë
Kthehu të të shomë të na mbeten lotë
S'rrojmë dot pa tynë ti si rron pa neve?
Motëmot që rrojtëm bashkë s'më urreve
Atje tek rri janë qipariz' e varre
Kthehu të të shomë mos na lër përfare
Mos na lër të gjorë me zemër të ngrirë
Kthehu të gëzohesh kur të shoç tët birë
E ke lenë foshnje tani u bë burrë
S'arrite ta rritje s'të ka parë kurrë
Për ty shumë herë çoç do të më thotë
Por s'mund ti përgjigjem se më mbytin lotë
Kthej kokën mënjanë dhe vështroj përpjetë
Duke psherëtitur te zot' I vërtetë
O zot I vërtetë s'të erdhi keq për djalë
Kur i more mëmën dhe më le të gjallë
Të më keshe marrë do të qe më mirë
Dhe të rronte mëma të rriste të birë
Me se rrojnë foshnjat çi rrit çiliminjtë
Dashuri e mëmës dhe përkëdhelitë
Doje dritë o qiell more dritën time
dhe ma mbushe jetën plot me hidhërime
Tani rroj pa shpresë ndaj s'dua të rroj
Se dhe perëndinë tani s'e besoj.
Varferia Dhe Liria
Jam i varfër, po i lire,
ndaj më pëlqen varfëria;
kush do të rrojë më mirë,
s'urdhëron dot veten e tia.
Mbreti, sikur të më thotë:
«Hajde në pallat me mua,
të gëzosh dhe ti në botë^,
do t'i them: «Zot, nukë dua;
për të ngrën' e për të pirë
nukë mund të shes lirinë;
i varferi rron më mirë
s'ai që do madhërinë.
S'më duhet ergjëndi mua,
dua lirine dhe ndere,
dua te bej si te dua,
jo si te duan te tjere.
Kush mund e ben si do vete,
ben si thote Perendia,
nuke ka ne kete jete
gje m'e vyer se liria.
Zolejka
Nga gjithë vëndet, Misiri,
ka qen' e është m'i miri:
gjithmonë jeshil bari;
s'ka të sosurë behari. ..
Pem' e lule gjithë moti,
e ka bekuarë zoti.
Piramidhetë me diell,
kanë kokënë në qiell.
Buçit Nili nat' e ditë,
bie uje të floritë. ..
vadit fushënë të tëre
nukë ka vënd të mos zërë,
Ujiten dhe hurmadhjetë
dhe venë, venë përpjetë.
Veriu s'reshtet kurrë,
kur ze e lot me pelhurë,
mbanë Nilit punëmbarë
ka qenë Tani; më parë,
ka qënë kryqyteti
se këtu kish fronë mbreti.
Tani ka qenë një herë
qytet i madh e i gjcrë;
në mes të këtij qyteti
ka qenë pallat i mbretit,
se në këtë qytet rroi
Apofi, kur mbretëroi.
Pranë mbretit, nga veriu,
rrinte zoti Petefriu,
i nderuar në Misir,
se mbreti e kish vezir.
Mendjemadh e zemërmirë
kishte në dorë Misirë:
Petefriu mbretëronte
se Apofi shum' e donte;
Apofi me Petefrinë
bashkë rrinë, han' c pinë. ..
Petefriu u martua
mori Xolejkën per grua.
Moj Zolejke, nga ke dalë
që ke diellin në ballë?
Zolejkë, kush të ka bërë
që manitenë të tërë?
Të ka bërë zoti vetë,
nukë ke shoqe ne jetë!
Kush pa bukurinë tënde
dhe nuk lojti nga mëntë?
Kur do Zolejka të dalë
me karrocë ja me kalë,
vetëm a me Petefrinë,
ysmeqarkat pas i vinë.
Kur del Zolejka merr erë
dalin dhe shumë të tjerë,
nukë rri njeri pa dalë,
kush ta shojë më në ballë!
Zolejka rri e mentuar
dhc ve kokënë në duar. ..
ysmeqarkatc s'guxojnc
te lozin e të kendojnë.
Ç'ka Zolejka që s'gëzon?
zonjë si ajo kush rron?
Kush ka të tilla të mira?
Kush ka gjëra të pavdira?
Kush ka burrë më të mirë?
Burr' i saj urdhron Misirë'. . .
Dashuri moj dashuri!
S'peshon ergjënt e flori'. . .
Sa para bën madhëria?
Nukë blihet dashuria.
Duro, Petefri, duro!
Zolejka nukë të do'. . .
Apofi, mbret' i Misirit
i tha një ditë vezirit:
për gjah sivjet s'kemi vatë,
po të vemi këtë natë,
se ditën bën shumë vapë;
në mëngjes ktheheml prapë,
Mbreti këtë fjalë foli,
Petefriu jashtë doli
ysmeçin e tij kërkoi
te Zolejka e dërgoi
t'i thote të mos e presë.
Në pezul të penxheresë
rrij Zolejka, si ngaherë,
kur pa Josifnë më derë.
Nukë qe njëzet vjeç djalë.
mustaqja s'i kish dhe dalë,
ish i bukurë si çupë.
dhe për të pirë në kupë.
Arapinka të këndonin,
Zoiejkënc pergëzonin.
— Zonjë, më dërgoi zoti
Petefriu fuqiploti,
këtë natë mos e pritni
vetëm të hani, të pini:
për gjah sonte do të venë
që të dy bashkë me mbrenë. —
Këto tha djali dhe priti,
po Zolejka psherëtiti,
— Pse mban kokënë mënjanë?
Qasu të rrish këtu pranë,
dhe Petefriu me mbrenë
ku të duan le të venë.
Ti të rrish sonte me mua,
Josif, die që të dua!
Të dua, të dua shumë
dhe gdhij natënë pa gjumë...
Që ditënë që të pashë,
zemërnë time ta dhashë.
Dale të të puth një herë!
Këtë natë mos më lerë
vetëmë me ysmeqarë,
Josif, bëhu djal' i mbarë!...
Eja të rrish këtu pranë,
kuvendojmë për babanë,
për mëmën që të ka bërë
dhe për njerzt' e tu të tërë.
Pse ke lënë mëmëdhenë?
Kush të shiti, ku të gjenë?
Pse erdhe zure Misirë?
— Jeshë, foshnjë, s'mba mënt mirë. ..
Po vëllezrit që kam pasur
si vëlla s'më kanë dashur,
dhe më shitnë për të holla!. ..
— Faqja jote posi molla,
goja jote si qershia,
s'të çmonetë bukuria!...
Të dua, Josif, të dua'
Sonte do të rrish me mua;
do të ham' e do të pimë,
të dy vetëm do të rrimë!. ..
Se është jona kjo natë,
zoti e bëftë të gjatë!
zoq e bilbilë, këndoni,
kur të gdhiet të na zgjoni...
Mos ki turp, mos u bën djalë.
— Zonjë, zonjë, të jam falë!
Jam rob' i zotrisë suaj;
këto fjalë mos m'i thuaj!...
Jetim i shkretë, fatziu,
më ka Merë Petefriu,
si baba më është sjellë,
më ka rriturë si pjellë,
më ka mbajturë me shpresë,
s'guxoj t'i da! i pabesë'...
— Nga burri im mos ki frikë:
mbaj me vete këtë thikë,
prapa derësë të fshihesh
dhe kur të vijë, t'i biesh!...
Vraje Petefrinë vetë!
Pastaj të më kesh për jetë. ..
0 Josif, mos u largo!
Josif, Zolejka të do'
Rri me mua këtë natë.. .
Nukë jam si gjithë gratë:
Gjithë trimatë më duan,
mbreti për mua le gruan,
po si ty s'dua të tjerë.
lemë të te puth një herë! —
Edhe e puthi sa deshi.
Josifi u ngre nga sheshi
i mjeri kërkon të dalë. . .
Zolejka ju ngjit si ngjalë,
U zëmërua sa qau'
Dhe zu Josifnë nga krau!
Ky e shtyti me të fortë
dhe dolli jashte më portë.
Zolejka mbet turpëruar
me sakon e tij në duar:
(Josifi, që ta lëshojë,
Qiti sakon të shpëtojë.)
Dita s'qe dhe gdhirë mirë,
Zolejka si egërsirë
nga inati. që kish marrë
priti burrën duke qarë!
Ç'ke që qan, o shpirt, i thotë
dhe vate t'i fshijë lotë,
po Zolejka qa më shumë.
— Ku më le vetem, o lumë?
Ike më le me të tjerë. ..
Josifi më prishi nderë?
Erdhi natën të më zërë
Dhe ra me mua të flërë!
Do të më kish turpëruar
sikur të mos jeshe zgjuar!
Të mos keshe këtë thikë. . .
kur e pa, i erdhi frikë
dhe hapi derën e shkoi
po sakon këtu harroi!
Kur dëgjoi Petefriu
gjithë këto fjalë, .ngriu;
kur pa dhe sakon e tia,
i erdhi rrotull shtëpia:
Zolejkën të turpërojë
Josifi?. .. Tani të shojë. ..
Dhe urdhëroi ta zënë,
brënda në bodrum ta venë!
Dua të falenderoj pafund DR WALE, jam e lumtur sot sepse burri im tani është kthyer plot dashuri, Burri im më la për një grua tjetër, vetëm pse patëm një keqkuptim të vogël. Ai më la dhe më premtoi se nuk do të kthehej më tek unë. Kam qarë gjithë ditën duke kërkuar një zgjidhje që të më ndihmonte ta ktheja. Pastaj pashë një dëshmi të shpërndarë në internet për DR WALE nga një zonjë. Kështu mora kontaktin me DR WALE WhatsApp: +2347054019402. I tregova DR WALE dhimbjet që kisha dhe i tregova problemet e mia me burrin tim, dhe ai më premtoi se do ta kthente burrin tim në shtëpi brenda dy ditësh. me të vërtetë ai është i mrekullueshëm. Ai më ndihmoi të ktheja burrin tim brenda dy ditësh të cilat ai më premtoi dhe burri im u kthye tek unë dhe më premtoi të më donte përgjithmonë dhe të më lutej për dhimbjet që më shkaktoi. Unë do të të jem përgjithmonë mirënjohës DR WALE dhe nuk do të ndaloj së publikuari emrin tënd në internet që njerëzit të shohin se sa i vërtetë je. Dhe dua t'u them të gjithëve në këtë faqe se unë do t'i mbetem gjithmonë mirënjohës këtij burri DR WALE për gjithçka që ka bërë për mua, Burri im është kthyer me dashuri, kujdes, të vërtetë dhe ai premton të më dojë përgjithmonë. Unë kam bërë një premtim se të gjithë ata që njoh nuk do të kenë kurrë një problem marrëdhënieje, mund të kontaktoni DR WALE përmes WhatsApp/Viber:+2347054019402 OSE Email: drwalespellhome@gmail.com
ReplyDelete