Lindi në qytetin buzë liqenit të Ohrit në familjen e Sotir Gushos. I ati si arsimdashës që ishte e dërgoi pas mësimeve fillore që i kreu në vendlindje, në një shkollë të gjuhës rumune në Manastir nga 1909 deri më 1916. I ati më pas e nis në Athinë pranë liceut Léonin, instituti më i hershëm privat në kryeqytetin grek - licé ku qëndron deri më 1920. Pasi sëmuret, e shtrojnë në sanatorium dy vitet e mbrame të qëndrimit të tij në Greqi. Më 1921 regjistrohet në Shkollën Kombëtare të Arteve të Bukura në Bukuresht pas një viti me ankesa për të tejkaluar valën e ksenocentrike që kishte kapluar qeverinë rumune. Atje lidhet me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me Asdrenin, të cilin e zëvendësoi si sekretar i përgjithshëm i kolonisë. Por edhe rioshin Mitrush Kuteli; mjedisi rumun ndikoi shumë në formimin letrar të Llazarit. Nisi të botojë vargje në të përkohshmen shqipe Shqipëri’ e re, një e përjavshme kombëtare me ilustrime që botohej në Konstancë, dhe tek Dielli i Bostonit. Vargjet e tij të kësaj periudhe po shfaqnin tashmë një afri teosofike me poetin lirik rumun Mihai Eminescu. Verën e vitit 1924 Qeveria Nolit i dha bursë dhe ai regjistrohet në Universitetin e Gracit "Karol Francik" në fakultetin e filologjisë romano-gjermanike. logie (I paçmuari Eminescu dhe ideologjia e tij popullore-atdhetare). Vitin tjetër u kthye në Tiranë duke mësuar arte në një shkollë të mesme. Vitet 1944-'47, vitet e turbulluara të fillimit të regjimit komunist ishte i papunë dhe jetonte në kryeqytet me të shoqen. Pas punësimit jetëshkurtër pranë Institutit të Shkencave, pararendësit të Universitetit të Tiranës, nisi punë si përkthyes me normë pranë shtëpisë botuese shtetërore "Naim Frashëri" deri kur doli në pension më 1974. Vdes në varfëri të plotë në kryeqytet më 12 nëntor 1987.
ZOG' I QIEJVE
Këng’ e lasht’ e vjershërisë më pëlqeu aq fare
pak...
Do t’ja marr që sot e tutje si bilbili parëverak.Që nga fund’ i vetëvetes do këndoj një mall të ri:
Brenda tufës së junapit që mbleroj me kaq stoli;
Kur po shoh ndaj ryn bilbili e sakaq ze qan nër fletë,
Këng’ e ti më ngjan kulluar posi këng’ e
Zotit-Vetë.
E prandaj, dyke filluar, ay Lart i shpíje kryet
Dh’i ngreh sipër-e-më-sipër gjer sa qafa ment i thyet.
Asohere-e ndjej si dridhet me një zë pa shëmbëllim
Asohere-e ndjej si foli: Të jam falë, - o Zoti im!
E pastaj i ulet gusha më-përposh-e-më-përposh,
I venitet me-nga-dale syri-i-qarë-e bukurosh.
Ay sheh që nëpër fletë me vështrimin e çuditur

Ndaj çkëlqen nër mijë gjyra Vënd’i ti ku pati
sbritur.
E pra ja q’i mbylli sytë, e që gojëzën e hapi:
Tungjatjeta! Tungjatjeta! Vënd o vënd ku çel junapi!
E pra ja q’i mbylli sytë, e që gojëzën e hapi:
Tungjatjeta! Tungjatjeta! Vënd o vënd ku çel junapi!
Haj! Bilbil, se Vëndi jonë ka liqere-e anë
detesh,
Nëpër bimëzat e tyre po vërej si qan e tretesh;
Po dëgjoj prej largësire, si nër male.e si nër fusha,
Si nër kopshte jargavanësh dhemshurisht të fryhet gusha;
E çdo lis të gjelbër, e çdo pemë-e çdo rakitê,
E çdo bar i lulëzuar ças-për-ças t’i ndjen çuditë...
Ti këndon, o zog i pastër, ti këndon, këndon përherë,
Pa pushim të del nga zemra vaj’ e tingëllit të mjerë;
Ti vajton me zë të fshehur, se një zjarr kupton në gji:
Dheut! Ah dheut të përtëritur sot i falesh përsëri!
E si rron në gji të dherit dit-për-ditë-e nat-për-natë,
Gjir i dherit ku rreh jeta të fal brengë e përgjëratë:
Se prej mallit që të thyen përmes pamjeve të tija,
Mun në fund të zembërës s’ate ritet fshehur dashurija.
E si ritet prej së fellash, më një ças fillon të nisë
Kënga jote-e papandehur q’është fjal’e dashurisë.
Ajo ngrihet…ngrihet…ngrihet…dhemshurisht e dyke qarë,
Pastaj zbret e parpalitet si një fluturëz e vrarë.
E kështu ti qan pareshtur bukuritë-e dashuritë,
Prej qepallës së përlotur të pikon një pik’e ngritë.

Asohere kënga jote shuhet
dyke psherëtitur;
Ti fillon ta rrahish mendjen, e buçet me shpirt të mitur:
Se ç’gëzim përjetësije! E se ç’mall! E ç’dëshirime
Të pat falur dashurija në të qarët e një grime!
Prej dëshirës së zhuritur q’i dhe këngëvet, o zog,
Rrodhi vesa mëngjesore përmi lule borsilog...
Përmi lule ku rreh djelli ndrin me zjarr si pikë loti,
Zjarri fërfëllon e ngrihet me vetijen më-përpjetë-e-më-përpjetë,
Si mendim me hov të letë valon qiejve ti vetë:
Ha! Ç’të zotëroi Drita! Ç’të përshkoj një Gas i ri!
Seç të ndjell një Frymë-e largë tej nëpër paanësi!...
Nër paanësi të ndrijnë yjt’ e ndezur larg-e-më-larg...
…………………………………………………….................................

-Që nga bota njerëzore, ku
këndoj me shpirtin plot,
Prit-e, prit! Se po t’afrohet Zog’i Qíejvet, o Zot! Fal-i
Këngëtar-finoshit Gas të Thjeshtë mun në gji:
Posi lot në reze djelli ndrit-e në Përjetësi!
Prit-e, prit! Se po t’afrohet Zog’i Qíejvet, o Zot! Fal-i
Këngëtar-finoshit Gas të Thjeshtë mun në gji:
Posi lot në reze djelli ndrit-e në Përjetësi!
Ku shtrohet vala
Ku shtrohet vala përmi zall
E fryn një këngë' e pakuptuar,
Të pashë, motër, plot me mall,
më pe me shpirt të llaftaruar.
Q'aherë silleshim me nge
Gjithë vet-i dytë, vet'e dytë...
Dh'i shtinja sytë gjith përdhe-
Gjithë përdhe m'i shtinje sytë...
Po me t'u ndarë vet e vet,
Më s'kishim turp që s'kishte fjalë...
Na ritej malli posi det,
Posi një det që vjen me valë:
E prapë silleshim me nge
Gjith vet-i dytë, vet-e dytë;
E prapë sytë gjith përdhe,
Gjithë përdhe pikonin sytë.
Q'aherë qamë plot me mall
Atë vështrimin e kaluar,
Ku shtrohet vala përmi zall
E fryn një këng' e pakuptuar.
Se kish kuptim që s'kish kuptim,
Kuptim'i fellë-i mallit t'onë;
Se malli jon'ish zotërim,
Që robëron përgjithëmonë;
Se s'dashuronja-as un' as ti,
Po dashuronte dashurija:
Një dashuri - një fshehtësi
M'e fshehur sesa fshehtësija.
No comments:
Post a Comment