Jep me te miren tende…
Nese ben mire,
do te t’dorezojne qellime te dyta egoiste,
nuk ka rendesi, ti bej mire.
Nese realizon objektivat e tu,
do te gjejne miq te rreme e armiq te vertete,
nuk ka rendesi, ti realizoi.
E mira qe ben,
neser do te harrohet,
nuk ka rendesi, ti bej mire.
Ndershmeria e sinqeriteti
te bejne te brishte,
nuk ka rendesi, ji i qarte e i ndershem.
Jepi botes me te miren tende
e do te te shkelmojne,
nuk ka rendesi, ti jep me te miren tende.
Jeta
Jeta është mundësi, përfito nga ajo.Jeta është e bukur, adhuroje.
Jeta është ëndërr, jetoje.
Jeta është sfidë, përballu me të.
Jeta është lojë, luaje.
Jeta është detyrë, plotësoje.
Jeta është e shtrenjtë, vlerësoje.
Jeta është pasuri, ruaje.
Jeta është dashuri, shikoje.
Jeta është mister, zbuloje.
Jeta është dhimbje, sfidoje.
Jeta është këngë, këndoje.
Jeta është tragjedi, shmangiu.
Jeta është fat, përfito.
Jeta është aventurë, kujdes.
Jeta është shumë e çmuar, duaje.
Jeta është luftë, mësohu dhe me të.
Jeta ështe jetë, lufto për të...
ZOT
Zot, kur kam urí,më nep ndokend qi ka nevojë me u ushqye;
kur kam etje,
më dërgo ndokend qi ka nevojë me pi;
kur kam të ftoftë,
me dërgo ndokend me e ngrofë;
kur kam nji keqardhje,
më dhuro ndokend me ngushllue;
kur kryqi i jem bâhet i rânde,
më bân me da kryqin e nji tjetrit;
kur jam i vorfen,
më udhëhiq te ndonji nevojtar;
kur nuk kam kohë,
më nep ndokend me ndihmue per do çaste;
kur jam i fyem,
bân qi un me pâsë dikend me levdue;
kur jam i ligshtuem,
më dërgo ndokend me i dhânë zemer;
kur kam nevojë per mirkuptimin e tjerve,
më nep ndokend qi ka nevojë per têmin;
kur kam nevojë qi te kujdesen per mue,
më dërgo ndokend per të cilin me u kujdesë;
kur mendoj vetem per vedi,
terhiq vemêndjen tême mbi nji tjeter njerí.
No comments:
Post a Comment