Ismajl Kadare (1936 -

Lindur më 1936, është njëri nga shkrimtarët më të shquar bashkëkohorë, i nominuar disa herë për çmimin "Nobel" në letërsi. Ai shquhet kryesisht për prozë, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë. Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në mbi dyzetepesë gjuhë të botës




M A L L

Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë te dy ne një qytet,
dhe rralle shihemi sa rralle.

Edhe m'u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshte, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylber ne mes.

Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç mu kujtua sot për dreq:
"Te zgjuarit janë bashke ne bote,
Kurse te fjeturit janë veç".

Ne ç’ëndërr kemi rene kaq keq,
Qe dot s'po zgjohemi valle?...
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall



NË PARKUN QË MBULUAN FLETËT


Në parkun q'ë mbuluan fletë
Të dy ne ecim qetësisht, 
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta 
Qilim të verdhë natyrisht.


Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë
Ju fanit një muzg i vonë
Ky park q'ë kan' mbuluar fletët
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.

Nga vagabondët me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tënd as dinosaurët
Shekuj më parë s'e shtypën dot.

Që ti të vije kaq e bukur
Me këta flokë, me këtë hap
Toka të egrën klimë e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

Dhe s'kish se si të ndodhte ndryshe
Të ndodhte ndryshe s'kish se si.
U desh të zhdukeshin përbindshat
Që te kjo botë të vije ti...

K R I S T A L


Ka kohe qe s'shihemi dhe ndiej 
Si te harroj un'dalngadal 
Si vdes tek unë kujtimi yt
Si vdesin flokët dhe gjithçka. 

Tani kërkoj unë poshtë' e lart
Një vend ku ty te lëshoj
Një strofe a note a një brilant
Ku te te le, te puth,te shkoj.

Ne s'te pranoftë asnjë varr
Asnjë mermer a morg-kristal.
Mos duhet vall'prap te te mbart
Gjysem te vdekur, gjysme te gjalle?

Ne s'gjetsha hon ku te te hedh
Te gjej nje fushe a nje lulnaje
Ku butsisht porsi polen
Gjithkund, gjithkund te te shperndaj.

Te te mashtroj ndoshta keshtu
Dhe te te puth e t'ik pa kthim
Dhe nuk do te dime as ne, askush
Harrimi ish ky, a s'ish harrim.
 
 



No comments:

Post a Comment